RAJONI DHE BOTA

Pritje të gjata edhe në kufirin Hungari – Austri

Pritje të gjata edhe në kufirin Hungari – Austri
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Maj 2021, 06:39

Mediat austriake kanë njoftuar se që nga e shtuna në mbrëmje janë parë kolona të gjatë në pikën kufitare Nickelsdorf në Neusidl am See.

Sipas informacioneve të trafikut të Ö3, koha e pritjes gjatë rrugës nga Hungaria për në Austri është deri në katër orë, përcjell albinfo.at.

Bllokimi i trafikut ka vazhduar edhe gjatë ditës së diel.

Rekomandohet që udhëtarët të shfrytëzojnë kalimin në vendkalimet kufitare Klingenbach (qarku Eisenstadt) ose Deutschkreutz, qarku Oberpullendorf.

Pasi që dita e enjte në shumë shtete perëndimore ishte ditë feste dhe kjo ditë rastisi edhe me ditën e festës së Bajramit, shumë mërgimtarë, duke përfshirë edhe mërgimtarët shqiptarë shfrytëzuan disa ditë pushimi për t’i kaluar në vendlindjet e tyre.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika