LAJME

Prishtinë: Rrahen në parkingun e një marketi, policia arreston gjashtë persona

Prishtinë: Rrahen në parkingun e një marketi, policia arreston gjashtë persona
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Nëntor 2020, 08:37

Në fshatin Bardhosh në Prishtinë janë arrestuar mbrëmë gjashtë persona sepse u përfshinë në një rrahje në parkingun e një marketi.Si pasojë e rrahjes dy prej të dyshuarve kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marr tretman mjekësor në QKUK.

Lidhur me rastin u konfiskuar një veturë dhe një qelës mekanik i rrotave që dyshohet se ishin përdorë në rast nga të dyshuarit.

Me vendim të prokurorit të gjithë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.“Fsh. Bardhosh, Prishtinë 28.11.2020 – 19:50. Janë arrestuar 6 persona të dyshuar të gjithë meshkuj kosovar të cilët për shkaqe ende të panjohura në parkingun e një marketi ishin përfshirë në rrahje.

Si pasojë e rrahjes dy prej të dyshuarve kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marr tretman mjekësor në QKUK. Lidhur me rastin është konfiskuar një veturë dhe një qelës mekanik i rrotave që dyshohet se ishin përdorë në rast nga të dyshuarit. Me vendim të prokurorit të gjithë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika