LAJME

Prishtina – PC Prizreni, ndeshja hapëse e xhiros 22 në basketboll

Prishtina – PC Prizreni, ndeshja hapëse e xhiros 22 në basketboll
TV Prizreni
TV Prizreni
1 Mars 2025, 10:52

Qyteti i Prizrenit njohët tash e shumë kohë për cilësitë sportive, veçanërisht në basketboll.

Aktualisht, qyteti garon me dy skuadra në Pro Credit Superligën e Kosovës në basketboll.

Skuadra e moçme e Prizrenit, Bashkimi, rri në krye të tabelës, ndërkaq ekipi tjetër nga ky qytet në të fundit.

E kjo e fundit sonte do të vizitojë kryeqytetin për ndeshjen hapëse të xhiros së 22-të, ku do të përballet me vendin e tretë të tabelës, KB Sigal Prishtinën, e cila është “vetëm” dy pikë larg kreut.

Përballjet mes tyre këtë sezon kanë treguar pak-a-shumë dominimin e kryeqytetasve, duke i fituar dy nga tri ndeshjet e luajtura.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika