LAJME

Price: SHBA nuk do të ndalet deri në zbardhjen e vrasjes së vëllezërve Bytyçi

Price: SHBA nuk do të ndalet deri në zbardhjen e vrasjes së vëllezërve Bytyçi
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Korrik 2021, 14:42

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, në 22 vjetorin e vrasjes së vëllezërve Bytyçi ka kërkuar nga autoritetet e Serbisë që të hetojnë dhe të sjellin para drejtësisë individët që janë përgjegjës për vrasjen e tyre në vitin 1999 në Serbi.

Price tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të ndalen derisa të zgjidhet rasti i vrasjes së vëllezërve Bytyçi.

“Edhe një herë, ne u bëjmë thirrje autoriteteve serbe të hetojnë dhe të sjellin para drejtësisë personat përgjegjës për vrasjet e shtetasve të ShBA-së Agron, Ylli dhe Mehmet Bytyqi në vitin 1999. Shtetet e Bashkuara nuk do të ndalojë së kërkuari zgjidhjen e këtij rasti”.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi ka kërkuar nga Qeveria serbe që ta hetojnë plotësisht vrasjen e vëllezërve Bytyçi të cilët u vranë në vitin 1999.

“Kanë kaluar njëzet e dy vjet pa drejtësi për tre shtetas amerikanë që u ekzekutuan nga forcat speciale të policisë serbe. Ne nuk do ta harrojmë vdekjen e vëllezërve Bytyçi, as nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi për ata”.

“Autoritetet serbe duhet ta hetojnë plotësisht këtë krim dhe të tregojnë përparim në sundimin e ligjit”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika