Dy personat, një turk 18 vjeç dhe një shqiptar 22 vjeç, janë sjellë në gjykatën e masave të detyrueshme, e cila ka urdhëruar paraburgimin për ta
Disa ditë më parë janë arrestuar dy persona, meshkuj, që paraqiteshin si policë të rremë, shkruan Polizeinews.ch.
Hetimet e mëparshme nga departamenti i hetimit penal të zyrës së prokurorit publik kanë zbuluar se një grua 91-vjeçare ishte thirrur nga një “grua police” e cila i kishte thënë asaj se ishte arrestuar një rumun.
“Për këtë arsye policia duhet të kontrollojë kartën e saj bankare sepse ekziston dyshimi se është keqpërdorur”, transmeton albinfo.ch. Si rezultat, një “polic” ka shkaur në shtëpinë e pensionistes dhe i ka marrë asaj kartën e bankës.





