Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, priti në takim kontingjentin e ushtarëve të FSK-së që kanë shërbyer në misionin e parë paqeruajtës jashtë vendit në Kuvajt.Me këtë rast, Presidentja Osmani i përgëzoi ushtarët për përmbylljen e suksesshme të misionit të parë të FSK-së jashtë vendit krah përkrah me ushtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sipas një njoftimi, Presidentja vlerësoi se përvoja e fituar nga ushtria e Kosovës në këtë mision të çmueshëm vërteton kapacitetet e ndërveprimit me ushtritë e vendeve aleate.
“Kjo e përvojë do t’i mundësojë FSK-së, pjesëmarrje në misione të tjera jashtë vendit në bashkëpunim me shtetet aleate”, tha ajo.Më 23 tetor, ekipi i Forcës së Sigurisë së Kosovës është kthyer nga misioni parë paqeruajtës në Kuvajt krahë ushtrisë amerikane.