RAJONI DHE BOTA

Presidenti serb e merr vaksinën kineze

Presidenti serb e merr vaksinën kineze
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Prill 2021, 08:01

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u vaksinua sot kundër virusit korona.

Ai mori dozën e parë të vaksinës kineze “Sinofarm” në Qendrën Shëndetësore në Majdanpek, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Kreu i shtetit serb tha pas vaksinimit se e mori atë diku në mes të procesit të vaksinimit, sepse pozicioni dhe politika e tij është që edhe njerëzit të vaksinohen, transmeton Klan Kosova.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika