Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski i dorëzoi mandatin për formimin e qeverisë së re për organizimin e zgjedhjeve Talat Xhaferit. Qeveria e re pritet të votohet të dielën, 100 ditë përpara ditës së zgjedhjeve.
Sipas ligjit, në të do të jenë disa parti, përfshirë edhe dy ministra nga radhët e VMRO-DPMNE-së, ministër i Brendshëm dhe ministër për Punë dhe Politikë Sociale.





