Presidenca e Kosovës ia ka kujtuar SHBA-ve se Serbia nuk u është përmbajtur zotimeve kryesore të arritura në marrëveshjen e 4 shtatorit në Uashington.
Shefi i kabinetit të Osmanit, Blerim Vela, me anë të një postimi në Twitter, ka thënë se Serbia në Uashington ka marrë përsipër detyrime të cilave nuk i është përmbajtur.
Ndër të tjera, Vela ka përmendur fushatën e çnjohjeve të Kosovës, shpalljen e Hezbollahut si organizatë terroriste si dhe ambasadën në Jeruzalem.
“Serbia mori detyrime në Uashington të cilave nuk po u përmbahet: Ndalimi i fushatës së çnjohjeve të Kosovës, shpallja e Hezbollahut si organizatë terroriste, ndalimi i përdorimit të pajisjeve 5G nga shitës të pabesueshëm, lëvizja e Ambasadës së saj në Jeruzalem”, ka shkruar Vela.
Ndryshe, nesër në Kuvendin e Kosovës pritet të diskutohet pikërisht për këtë marrëveshje.
Kjo pasi që kryeministri Kurti dhe qeveria në përgjithësi, kanë folur me tone kundërshtuese për këtë marrëveshje, çka ka shkaktuar reagimin e ashpër të opozitës.
#Serbia took commitments in Washington that it doesn’t abide by:
❌ Refrain from de-recognition campaign against #Kosova
❌ Designate #Hezbollah in its entirety as a terrorist organization
❌ Prohibit the use of #5G equipment by untrusted vendors
❌ Move its Embassy to #Jerusalem— Blerim Vela (@Blerim_Vela) July 6, 2021