LAJME

Postimi epik i Vedatit të “Stupcave” për tërheqjen e 10 përqindëshit

Postimi epik i Vedatit të “Stupcave” për tërheqjen e 10 përqindëshit
TV Prizreni
TV Prizreni
9 Dhjetor 2020, 13:41

Të premten, Kuvendi i Kosovës e ka miratuar Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, që i hap rrugë tërheqjes së 10 përqindëshit të kursimeve pensionale.

E disa prej qytetarëve mezi po presin që të vijë e premtja, kur edhe do të hapet aplikimi. Një prej tyre duket se është edhe humoristi Vedat Bajrami.

Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka bërë një postim epik për këtë çështje.

“Edhe dy herë kena me flejt edhe tani kemi me apliku në #Trust 💰”, ka shkruar Bajrami.

Ndryshe, aplikimi do të hapet të premten në orën 15:00, derisa paratë do të ekzekutohen nëpër llogari 6-7 ditë pas aplikimit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika