LAJME

Poslishti vazhdon traditën e humanizmit, organizohet aksioni i dhurimit vullnetar të gjakut

Poslishti vazhdon traditën e humanizmit, organizohet aksioni i dhurimit vullnetar të gjakut
TV Prizreni
TV Prizreni
2 Gusht 2026, 08:36

Në fshatin Poslisht të Prizrenit edhe këtë vit është organizuar me sukses aksioni tradicional i dhurimit vullnetar të gjakut, duke vazhduar një traditë që prej vitesh dëshmon frymën e humanizmit dhe solidaritetit të banorëve të këtij fshati.

Në aksion morën pjesë dhjetëra qytetarë, të cilët dhuruan gjak në mënyrë vullnetare, duke kontribuar në shpëtimin e jetëve dhe duke përcjellë një mesazh të fuqishëm të përgjegjësisë qytetare.

Organizatorët falënderuan të gjithë dhuruesit e gjakut, ekipin mjekësor dhe të gjithë ata që kontribuan në organizimin dhe mbarëvajtjen e aktivitetit, duke theksuar se çdo dhurim gjaku është një akt i çmuar humanizmi.

Poslishti vazhdon të mbetet shembull i solidaritetit, duke e kthyer dhurimin vullnetar të gjakut në një traditë të vyer të këtij loklaiteti.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika