RAJONI DHE BOTA

Polonia konfirmon tre rastet e para të variantit brazilian

Polonia konfirmon tre rastet e para të variantit brazilian
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Maj 2021, 08:11

Polonia ka zbuluar tre rastet e para të variantit Brazilian Covid-19, ka thënë ministri ishëndetësisë, ndërsa vendi filloi të dalë nga një valë e tretë e pandemisë.Polonia vendosi masa të ashpra në maj për njerëzit që udhëtonin nga Brazili , India dhe Afrika e Jugut pasi u zbuluan rastet e një varianti indian të virusit në zonat e Varshavës dhe Katovicës.

Të tre rastet e variantit brazilian u zbuluan në rajonin jugor të Polonisë të Silesisë, tha ministri i shëndetësisë, Adam Niedzielski.

Polonia ka raportuar deri më tani 2,818,378 raste Covid dhe 68,993 vdekje, raporton Reuters.Polonia rihapi qendrat tregtare në maj, fillimi i një ri-ngritje graduale të ekonomisë. Vendi pritet të rihapë gjithashtu restorantet, hotelet dhe shkolla gjatë muajit maj.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika