- Reklama -

Politikat e Trump alarmojnë, përmendet edhe reduktimi i trupave amerikane në Europë, Kosovës i bëhet thirrje të zgjohet

Donald Trump ka trazuar liderët europianë qysh në ditët e para që hyri në zyrën e shtetit më të fuqishëm të botës. Politika e ndryshuar karshi kontinentit mori një goditje të re kur Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, u tha mbështetësve të Kievit që u mblodhën në selinë e NATO-s në Bruksel se anëtarësimi i Ukrainës në NATO ishte jorealist dhe se po aq jorealiste ishin shpresat e ukrainasve për të kthyer kufijtë e vendit të tyre të para vitit 2014 përpara se Rusia të aneksonte Gadishullin e Krimesë dhe të kapte pjesë të Ukrainës lindore.

Hegseth tha se aleatët duhet të braktisin këtë “qëllim iluzionar” dhe europianëve iu tha se duhet të marrin përgjegjësinë për sigurinë e tyre.

- Reklama -

Pak orë më vonë nga këto deklarata të mërkurën të Sekretarit të Mbrojtjes, presidenti amerikan tha se ai dhe presidenti rus Vladimir Putin kishin zhvilluar një telefonatë, duke përmbysur politikën trevjeçare të SHBA-së ndaj Ukrainës. Trump tha se a do të “punonin së bashku, shumë ngushtë” dhe se kanë rënë dakord të fillonin negociatat për përfundimin e luftës në Ukrainë.

Këto zhvillime dhanë pasqyrën se si Administrata Trump synon t’i japë fund luftës në Ukrainë – një premtim parazgjedhor i republikanëve.

Derisa Brukseli po vlon për mënyrën se si SHBA po tenton të zgjidhë konfliktin në Ukrainë si një problem plotësisht të Europës, një alarm ra edhe për trajtimin e konflikteve politike në Ballkanin Perëndimor nga qeveria amerikane dhe mundësinë e tërheqjes edhe të trupave që siguruan paqen në vend që nga luftërat e viteve të 90-ta.

Për rrezikun e pranisë së trupave amerikane në rajon dhe tendencat e mundshme të Serbisë për të zgjeruar territorin e saj në kurriz të Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës foli edhe profesori amerikan i Universitetit John Hopkins, Daniel Serëer.

“Pothuajse nuk kam nevojë të përmend se ndarja e Ukrainës siç propozon Hegseth do të ketë një ndikim dramatik në Ballkan. Serbia do të përpiqet të rrëmbejë territore në Bosnjë dhe Hercegovinë si dhe në Kosovë. Trupat amerikane dhe europiane do të jenë në rrezik”, ka shkruar dje Seëer në një opinion të tij mbi zhvillimet e reja.

Shqetësimi i Serëer u bë edhe më serioz kur më pas erdhi një deklaratë e Sekretarit Hegseth, i cili tha se ulja e numrit të trupave amerikane në Europë mund të jetë opsion si pjesë e një ujdie me Moskën.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Panik në Izmir, deti është tërhequr më shumë se 200 metra

Pas një sërë tërmetesh në Santorini, deti në Izmir...

Tërmet në Kroaci, njerëzit dalin jashtë shtëpive

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Kroacinë mbrëmjes e...

Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale

Zyra e Menaxhimit dhe Buxhetit e Shtëpisë së Bardhë...

Biden publikon foton e fundit nga Shtëpia e Bardhë

Joe Biden ka publikuar foton e fundit nga Shtëpia...

‘Coca-Cola’ tërheq një sasi të pijeve nga tregu në 6 shtete evropiane

Coca-Cola ka tërhequr pijet e saj në disa vende...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort