Policia e Kosovës ka njoftuar se njësitë policore me motoçikleta po vazhdojnë mbikëqyrjen dhe kontrollin e trafikut në rrugët e vendit, me qëllim të rritjes së sigurisë rrugore.
Përmes një njoftimi, Policia ka bërë të ditur se kontrollet synojnë të ofrojnë siguri më të madhe për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.
“Njësia me motoçikleta vazhdon mbikëqyrjen dhe kontrollin e trafikut për të ofruar siguri më të madhe për të gjithë pjesëmarrësit në trafik”, thuhet në njoftim.
Policia u ka bërë apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit për parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në rrugë.
“Apelojmë të respektohen rregullat dhe bashkërisht të kontribuojnë në sigurinë rrugore”, thuhet në njoftimin e Policisë.





