LAJME

Policia patrullon veriun me veturat inteligjente

Policia patrullon veriun me veturat inteligjente
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Nëntor 2024, 13:59

Policia e Kosovës ka patrulluar me vetura inteligjente në katër komunat veriore.

Sipas njoftimit në faqen zyrtare në Facebook, njësitet policore janë përkujdesur në lirimin e hapësirave publike (rrugë e trotuare) nga parkingjet e parregullta, me qëllim mundësimin e lirë dhe të papenguar të automjeteve dhe këmbësorëve.

Poashtu, Policia është përkujdesur në vazhdimësi në ofrimin e sigurisë pranë shkollave, me qëllim që nxënësit të jenë më të sigurt gjatë shkuarjes dhe kthimit nga shkolla.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika