Prokuroria Speciale (PS), ka njoftuar opinionin publik se Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit kanë realizuar një Plan Operativ i përcaktuar për parandalimin e futjes në Kosovë të parave të falsifikuara nga vendet e tjera.
Prokuroria Speciale njofton se pas një pune operative hetimore, është zhvilluar operacioni policor në qytetin e Hanit të Elezit, ku janë siguruar informata konkrete se personi i dyshuar I. D. shtetas i Maqedonisë së Veriut, është duke futur në Kosovë para të falsifikuara konkretisht Dollar Amerikan.
I dyshuari është arrestuar në flagrancë nga hetuesit policor gjatë tentimit të tij për të vënë në qarkullim një sasi të madhe të dollarëve amerikan që dyshohet se janë të falsifikuara.






