Policia e Kosovës u ka bërë kërkesë qytetarëve që të lajmërojnë në polici, në rast se hasin në një person të dyshuar për vrasje në tentativë.Sipas policisë i njëjti është nga vendi Irzniq në qytetin e Deçanit.Njoftimi i plotë:
Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.Personi i kërkuar është:• SAMI (Avdi) BERISHA i lindur me 01.05.1968 nё fshatin Irzniq- Deçan.
I denuari është i kërkuar për veprёn penale:• “VRASJE NË TENTATIVË”Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë– E-mail adresa: [email protected]