Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për përfshirje në veprën penale të mashtrimit.
Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, ka publikuar fotografinë e personit të dyshuar dhe u bën thirrje qytetarëve që të ofrojnë çdo informacion që mund të ndihmojë në identifikimin e tij.





