LAJME

Policia jep detaje për rastin në rrugën “Faik Konica” në Prizren, 69-vjeçarja u dërgua për trajtim në repartin e psikiatrisë

Policia jep detaje për rastin në rrugën “Faik Konica” në Prizren, 69-vjeçarja u dërgua për trajtim në repartin e psikiatrisë
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Qershor 2026, 18:58

Policia Rajonale e Prizrenit ka dhënë detaje shtesë lidhur me rastin e raportuar në rrugën “Faik Konica”, ku një person me probleme të shëndetit mendor rrezikonte të hidhej nga ballkoni i banesës.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi, bëri të ditur se, pas pranimit të informatës, në vendngjarje kanë reaguar menjëherë njësitë policore, duke njoftuar njëkohësisht edhe ekipin e Emergjencës dhe zjarrfikësit.

Sipas Bytyqit, pas mbërritjes në vendngjarje, zyrtarët policorë, së bashku me një zyrtare të zjarrfikësve, kanë arritur të hyjnë në banesë dhe ta sigurojnë personin, duke parandaluar përshkallëzimin e situatës.

Më pas, ekipi mjekësor emergjent i ka ofruar trajtimin e nevojshëm qetësues dhe e ka transportuar personin për trajtim të mëtejshëm në repartin e psikiatrisë.

Policia ka bërë të ditur se personi është identifikuar si një grua 69-vjeçare, banuese në Prizren, ndërsa nga rasti nuk raportohet për persona të lënduar.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika