LAJME

Policia: Informata për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, alarm i rrejshëm

Policia: Informata për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, alarm i rrejshëm
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Qershor 2026, 20:28

Policia e Kosovës ka thënë se nuk ka gjetur asgjë të dyshimtë gjatë kontrollove në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, pasi kishin pranuar një informacion për mjet shpërthyes.

Policia e Kosovës rreth orës 18:00 kishte pranuar informata për një mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti ka konfirmuar për KALLXO.com se rreth orës 18:00, kanë pranuar një informatë për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë.

Rreth orës 20:15, Policia e Kosovës ka konfirmuar se nuk ka gjetur asgjë të dyshimtë.

“Informata është trajtuar nga ana e policisë. Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjetë asgjë e dyshimtë”- ka thënë Ahmeti.

Ahmeti ka deklaruar se hetuesit policorë në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast i cili është cilësuar si lajmërim i rrejshëm.

Rreth orë 20:30, Policia e Kosovës ka larguar edhe shiritin me të cilin kishte rrethuar një perimetër të caktuar.

Ekipi i KALLXO.com që raportoi nga Stacioni i Autobusëve ka konfirmuar se tashmë ekipet policore që ishin në vendin e ngjarjes pas raportimeve për mjet shpërthyes, janë larguar nga aty rreth orës 20:30.

Në vendin e ngjarjes është parë edhe Njësiti K9 i Policisë së Kosovës.

Edhe më parë ka pasë informata të ngjashme për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve, por që kishin rezultuar të pavërtetë./Kallxo.com

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika