Vetura e policisë është incizuar duke u vozitur në anën e kundërt të korsisë në autostradën “Arbën Xhaferi”, përkatësisht në aksin rrugor Ferizaj-Hani i Elezit.
Në pamjet e dërguara nga lexuesit, në të cilën shihet vetura në shpejtësi duke vozitur në anën e kundërt.
Nuk dihet nëse policia ishte në ndonjë aksion policor pasi që bëri një veprim të tillë.
Express ka kontaktuar Policinë e Kosovës për sqarim, por ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje.
https://tiger.cdnja.co/v/ak/AKbvL.mp4?secure=JZ3uS0DH-9W33yBAVN9Cmg&expires=1630881000