RAJONI DHE BOTA

Policia gjermane djeg kokainë me vlerë 270 milionë euro

Policia gjermane djeg kokainë me vlerë 270 milionë euro
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Dhjetor 2021, 19:47

Policia në Gjermani ka bërë të ditur se ka shkatërruar një sasi kokaine me një vlerë prej rreth 270 milionë euro.

Rreth 1.5 ton drogë u dogjën në operacionin më të madh të tillë të tyre, thuhet nga policia.

Autoritetet thanë se droga u dogj të martën nën masa të rrepta sigurie në një strukturë të pazbuluar në jug të Bavarisë, shkruan Euronews.

Djegia, të cilën policia e quajti “Operacioni i shkrirjes së borës”, ka shkatërruar kokainën e kapur në hetime të ndryshme gjatë viteve të fundit.

Në një nga këto raste, rreth 200 kilogramë drogë u gjetën të fshehura në arka me banane nga punonjësit e 10 supermarketeve bavareze në shtator të vitit 2017.

“Kokaina është një narkotik shumë i rrezikshëm me të cilin shkelësit e paskrupullt dhe të mirëorganizuar fitojnë shumë para,” tha Harald Pickert, President i Zyrës së Policisë Kriminale të Bavarisë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika