RAJONI DHE BOTA

Policia e Shqipërisë shpëton katër turistë hungarezë, ishin bllokuar në lumë

Policia e Shqipërisë shpëton katër turistë hungarezë, ishin bllokuar në lumë
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Tetor 2021, 15:25

Katër turistë hungarezë kanë arritur të shpëtohen nga policia e Shqipërisë, pasi ishin rrezikuar të mbyteshin në lumin Devoll.

Siç njoftojnë autoritetet, turistët kishin mbetur të bllokuar lumë me veturën e tyre dhe rrezikonin të mbyteshin për shkak të prurjeve të lumit.

“Menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë thirrur në ndihmë shërbimet e zjarrfikëses Maliq, me ndihmën e të cilëve, u bë e mundur nxjerrja e turistëve nga uji. Turistët hungarezë, kanë falënderuar punonjësit e policisë dhe zjarrfikësit që ju erdhën në ndihmë në kohën e duhur duke ju shpëtuar jetën”, thuhet në njoftim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika