LAJME

Policia e Kosovës pajis policët e lagjes me 14 vetura të reja hibride

Policia e Kosovës pajis policët e lagjes me 14 vetura të reja hibride
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Gusht 2026, 13:36

Policia e Kosovës sot ka ndarë 14 vetura të reja hibride për policët e lagjes, me qëllim rritjen e efikasitetit në punë dhe forcimin e bashkëpunimit me komunitetin.

Sipas Policisë së Kosovës, automjetet e reja do të përdoren për mbulimin e zonave sektoriale në të gjitha drejtoritë rajonale, ndërsa një veturë është ndarë edhe për Drejtorinë e Trashëgimisë Kulturore.

Ky investim synon të lehtësojë zbatimin e objektivave të Strategjisë së Policimit të Drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi, duke mundësuar një qasje më proaktive ndaj kërkesave dhe nevojave të qytetarëve.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbështetja për Divizionin e Policisë në Bashkësi dhe Parandalim do të vazhdojë, me synim forcimin e komunikimit dhe bashkëpunimit me qytetarët, si dhe rritjen e mëtejme të besueshmërisë dhe transparencës institucionale.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika