LAJME

Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi nga fshati Romajë

Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi nga fshati Romajë
TV Prizreni
TV Prizreni
31 Tetor 2024, 09:51

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e Fisnik (Muharrem) Qenaj, i lindur më 22.03.2003, banues në fshatin Romajë të Prizrenit.

Lidhur me rastin e iniciuar në Stacionin Policor në Gjakovë “lëndim i rëndë trupor”, Sektori i Hetimeve në kuadër të këtij stacioni, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë ndërmarrë veprime hetimore me ç’rast edhe është identifikuar i dyshuari në fjalë.

Në lidhje me rastin nuk është arritur të sigurohet prezenca e personit në fjalë dhe ai ende gjendet në arrati.

Policia e Kosovës, kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës: kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të paraqitur në fotografinë e bashkangjitur, të lajmërojnë Policinë e Kosovës apo stacionin më të afërt policor.
Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti që thotë "k OLICESO PERSON N KERKIM NGA POLICIA E KOSOVES FISNIK (MUHARREM) QENAJ KATEGORIA VEPRES: LÊNDIM RẼNDE TRUPOR PERSHKRIMI: ADRESA: Fshati Romajë -Prizren MOSHA: VJEÇAR GJATESIA: 172 CM PESHA: 62 kg NGJYRAESYVE: SYVE: KAFE NGJYRA GJYRAEFLOKEVE: FLOKEVE: KAFE E PER ÇDO INFORMACION JU LUTEM KONTAKTONI 192-080019999 (pa pagesë) OSE DREJTORIA RAJONALEE POLICISE-GJAKOVE RAJONALEEPOLICISÉ-GJAKOVE E-GJAKOVE 0390/310-482"

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika