LAJME

Policia bastis një kafiteri në Prizren, sekuestron armë zjarri

Policia bastis një kafiteri në Prizren, sekuestron armë zjarri
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Qershor 2026, 08:25

Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën, me datë 17.06.2026, rreth orës 20:40, hetuesit e Drejtorisë së Hetimit të Trafikimit me Narkotikë (DHTN), sektori në Prizren, nën asistimin e njësive tjera të Policisë nga Stacioni Policor i Prizrenit, kanë zbatuar urdhëresën për kontroll të befasishëm në një lokal–kafiteri në Prizren.

Urdhëresa thuhet se është lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren.

Sipas njoftimit, kontrolli është kryer mbi dyshimin se pronarët e lokalit, vëllezër, nga lokali i tyre shpërndajnë narkotikë dhe mbajnë armë zjarri.

“Gjatë bastisjes në lokal ishte prezent i dyshuari D.P., mashkull 29 vjeç. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar: një pistoletë ‘SIG’ me 9 fishekë. Sa i përket narkotikëve, nuk është gjetur asgjë. I dyshuari D.P. është intervistuar për veprën penale sipas nenit 267 dhe nenit 366 të KPRK-së: ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’. Me urdhër të prokurorit të lëndës, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.” – thuhet në njoftim.

Policia thekson se mbetet e përkushtuar në luftën kundër veprimtarive të paligjshme dhe në garantimin e sigurisë së qytetarëve.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika