- Reklama -

Polica arreston 9 persona për prerjen e drunjëve në parkun e Sharrit

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka bërë të ditur se sot ka arrestuar nëntë persona në fshatin Berevce të Shtërpcës për prerje ilegale të drunjve në Parkun Nacional “Sharri” dhe ka konfiskuar pesë traktorë dhe disa motosharra e sasi drunjësh.

Aksioni i Policës është realizuar në orët e para të mëngjesit rreth orës 07:30 në pjesën e Parkut Nacional në fshatin Berevce të Shtërpcës.

- Reklama -

Tutje në njoftim, Policia thotë se personat e arrestuar janë të moshës 20, 33 dhe 35-vjeçar.

“Ekipe të policisë të stacionit në Shtërpcë, të mbështetura edhe nga Njësia e Reagimit të Shpejtë (NJRSH), nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të disa informacioneve, sot në ora 07:30 kanë realizuar një aksion, sipas planit operativ ” Mbrojta e pyjeve 2022″ në pjesën e Parkut Nacional ” Sharri”, në  fshatin Berevce të Shtërpcës. Në këtë aksion kanë marr pjesë edhe zyrtarët e Parkut Nacional ” Sharri”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Në kuadër të këtij aksioni janë arrestuar 9 persona , të cilët janë shoqëruar në stacionin policor në Shtërpcë dhe pas intervistimit nga policia, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj , 3 personat me inicialet L.N ( M/K) i moshës 20 vjeçar , A.A (M/K) i moshës 33 vjeçar dhe S.A (M/K) i moshës 35 vjeçar, janë ndaluar për 48 orë,  ndërsa 6 personat tjerë janë liruar në procedurë të rregullt Ndërkaq, si prova materiale janë konfiskuar 5 traktor , disa motosharra dhe sasi e drunjtëve. Rasti është cilësuar Vjedhje e pyjeve”, shton Policia në njoftim.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort