Një nga temat më shqetësuese në Prizren por dhe në përgjithësi në Kosovë, aktualisht është ikja e të rinjve nga vendlindja. Institucionet edhe pse janë shumë mirë të informuara, e mbajnë në heshtje këtë dukuri mjaftë shqetësuese.
Pse ky rast nuk po ngritët në rend dite në Kuvendin Republikës së Kosovës ?
Sipas informatave të siguruara nga Televizioni i Prizrenit, vetëm në fshatin Zhur aktualisht mbi 400 shtëpi tani më janë të mbyllura, për shkak se banorët të lodhur nga jeta, duke ia vënë dryrin shtëpive të tyre dhe iken për një jetë më të mirë në Evropë.
Nga mbi 1400 nxënës që kishte dikur shkolla fillore “Dëshmorët e Zhurit” , tani kanë mbetur rreth 650 nxënës. Edhe në fshatrat e tjerë të Prizrenit, kjo gjendje është mjaftë shqetësuese, ku vazhdimisht, çdo ditë largohen familje të tëra për në shtetet perendimore si në Slloveni, Austri, Gjermani, Kroaci etj.
Fshati Korishë, prej 900 shtëpive si objekte që ka, 400 prej tyre kanë mbetur të mbyllura, për shkak se banorët ia vuan dryrin shtëpive dhe ia mësyen Evropës…!
A duhet të reflektojnë institucionet për të patur një çasje krejt tjetër për t’i krijuar kushte më të mira të rinjve për të mos ikur?.
Është për keqardhje pas gjithë kësaj gjendje të krijuar, se asnjë prej deputetëve (pozitë-opozitë) në Kuvendin e Kosovës nuk e kanë parë të arsyeshme më e pakta të diskutojnë , pastaj dhe të veprojnë institucionalisht duke afruar një platformë të qartë kombëtare për të rinjtë që mos të braktisin vendin.
Unë si një qytetar i thjeshtë, i bëjë thirrje deputetve, e keni përgjegjësi morale e njerëzore, t’a diskutoni seriozisht këtë gjendje të ikjes kolektive të qytetarëve nga Kosova.
Mos e shikoni luksin tuaj brenda zyreve të Kuvendit të Kosovës, por thirrni ndërgjegjëjes suaj, diskutoni dhe veproni.
Shkruan: Valon Sope