Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, po merr pjesë në një takim të liderëve botërorë për luftën në Ukrainë, në Versajë dhe komentoi edhe rrëzimin e një fluturakeje të panjohur në Zagreb.
Plenkoviq tha se avioni i prodhimit rus, pronësia e të cilit nuk dihet, erdhi në Kroaci nga Hungaria dhe në Hungari nga Rumania, raporton Dnevnik.
“Nuk mund të themi nëse ka pasur një gabim apo ka humbur kontrollin. Ai fluturoi mbi Kroaci për disa minuta dhe më pas u rrëzua. Është mirë që nuk ka të lënduar dhe është shembur në një vend ku nuk ka shtëpi apo objekte”, theksoi kryeministri.





