Policia e Kosovës ka njoftuar se nga data 15 e deri më 21 qershor 2026 ka shtuar prezencën dhe kontrollin në të gjitha rrugët e vendit, ku në fokus ka pasur kontrollin e shoferëve për përdorim të alkoolit.
Si pasojë e kësaj, organet e rendit theksuan se gjatë realizimit të aktivitetit janë kontrolluar 644 shoferë dhe ndaj 27 shoferëve që kanë rezultuar nën ndikimin e alkoolit kanë ndërmarrë masa ligjore.
Ndërkaq, më datë 19.06.2026, në kuadër të “maratonës”, Policia tregoi se është identifikuar një shofer, i cili ka qenë duke e drejtuar automjetin në ndikimin e alkoolit, me 1.11 promila, e që ndaj tij, bëhet e ditur se janë ndërmarrë masa ligjore.





