LAJME

Piperi i kuq me origjinë nga Kosova rezulton me prezencë të pesticidit “Carbofuran”

Piperi i kuq me origjinë nga Kosova rezulton me prezencë të pesticidit “Carbofuran”
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Maj 2026, 14:55

Speci i kuq i bluar me origjinë nga Kosova ka rezultuar me prezencë të pesticidit ‘’Carbofuran’’,  sipas njoftimit të Sistemit Evropian të Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF).

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), është njoftuar nga RASFF se ngarkesa me produktin: ‘’Spec i kuq i bluar’’ me origjinë nga Kosova e ndaluar në kufirin me Finlandën, pas kryerjes se testeve laboratorike dhe rezultimit pozitiv është  ka asgjësuar nga autoriteti kompetent.

“Të dhënat e produktit: Emri i produktit: Spec i kuq i bluar; Prodhuesi: Ananas Impex SH.P.K., Rr.Dibra e Madhe, Livadicë, Podujevë; Brendi: Besiana; Pesha neto: 200 g; Barkodi: 3900765410212; Data e skadimit: 08.12.2026; Vendi eksportues: Kosovë”, thuhet në njoftim.

Menjëherë pas njoftimit përmes sistemit RASFF, Agjencia e Ushqimit ka thënë se ka niaur veprimet për të ndërmarrë kontrolle zyrtare në terren.

“Me qëllim të parandalimit të rreziqeve të mundshme për shëndetin publik dhe forcimit të kontrollit zyrtar, në të gjitha Pikat e Kontrollit Kufitar është urdhëruar të zbatohen masat,  preventive shtesë, të rritet kontrolli edhe ndaj lëndës së parë që përdoret për prodhimin dhe përpunimin e produkteve të specit, me qëllim identifikimin e burimit të mundshëm të kontaminimit dhe parandalimin e vendosjes në treg të produkteve me përmbajtje të lartë të mykotoksinave apo pesticideve”, thuhet në njoftim.

Inspektimet tjera thuhet se do të vazhdojnë te prodhuesi, për verifikime të të gjitha lotëve të prodhimeve në gjurmim të plotë.

“Për secilin rast të dyshimit do të ndërmerren veprime të menjëhershme për ruajtje të shëndetit të konsumatorëve. Konsumatorët qe e posedojnë produktit me të dhënat si ne foto, ta kthejnë menjëherë ne piken e blerjes”, thuhet në njoftim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika