LAJME

Pianistja prizrenase Hira Haxhibeqiri shënon një tjetër sukses në arenën ndërkombëtare

Pianistja prizrenase Hira Haxhibeqiri shënon një tjetër sukses në arenën ndërkombëtare
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Qershor 2026, 20:10

Pianistja e re nga Prizreni, Hira Haxhibeqiri, ka arritur një tjetër sukses të rëndësishëm në skenën ndërkombëtare të muzikës klasike, duke u vlerësuar nga International Piano Balkan Academy “Sigismund Thalberg” pas përfundimit me sukses të vitit të parë të specializimit.

Si rezultat i angazhimit dhe performancës së saj, Haxhibeqiri është nderuar me Diplomën e Specializimit, ndërsa ka fituar edhe një bursë studimi prej 80 për qind për vazhdimin e specializimit në bashkëpunim me Accademia Musicale Europea në Itali dhe Trinity College London në Mbretërinë e Bashkuar.

Po ashtu, ajo është pajisur me Certificate of Completion dhe është përzgjedhur për Winning Concert Prize, duke fituar të drejtën për të marrë pjesë në koncerte dhe aktivitete artistike ndërkombëtare të organizuara nga Akademia.

Ky vlerësim konsiderohet një dëshmi e talentit, përkushtimit dhe punës së vazhdueshme të Hira Haxhibeqirit, e cila po vazhdon të përfaqësojë me sukses Prizrenin dhe Kosovën në skenat ndërkombëtare të muzikës klasike.

Ky sukses pritet të shërbejë si një tjetër hap i rëndësishëm në rrugëtimin e saj artistik dhe profesional.

 

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika