Më 12 tetor ju ftoj të votoni për partinë Guxo dhe bartësin e listës Haxhi Avdyli , e më pas për numrin 5 kandidaturën time për Kuvendin e Prizrenit, thotë Petrit Hoxhaj.
Duke më dhënë besimin për mandatin tim të tretë, unë ju garantoj se do të jem zëri i secilit qytetar pa dallim etnie, feje apo bindjeje politike.
- Reklama -
Si deri më tani, do të vazhdoj të punoj me secilin dhe për secilin, duke mbrojtur interesat dhe të mirat e komunës sonë. Ne nuk japim premtime boshe, por veprime konkrete, së bashku si një zë i përbashkët në Kuvendin Komunal.
E ardhmja i takon atyre që guxojnë, prandaj guxoni për të ardhmen tuaj!, Përfundon Hoxha.
- Reklama -