Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit rreth paraqitjes së emisarit special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, me një hartë në sfond në të cilën ‘’kthente’’ Kosovën si pjesë të Serbisë.
”Kufijtë tanë u shënjuan me humbjen e mijëra fëmijëve, grave dhe burrave, jetët e pafajshme të të cilëve u morën nga regjimi gjenocid i Serbisë. Nuk mund të ketë neutralitet ndaj kësaj të vërtete”, shkroi Osmani në Twitter.
Në postimin e saj komentoi edhe drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, duke i thënë Osmanit se është qesharake që po e sulmon Beogradin derisa udhëheqësit e UÇK-së janë në Hagë duke u përballë me akuza për krime lufte.





