Në përputhje me Protokollin e Shtetit, është përzgjedhur fotografia zyrtare e Presidentes Vjosa Osmani, e cila është vendosur në Presidencë dhe e njëjta u është dërguar edhe Qeverisë së Kosovës, Kuvendit dhe Gjykatës Kushtetuese.
Përzgjidhet dhe vendoset fotografia zyrtare e Presidentes Osmani

“Fotografia zyrtare e Presidentes Osmani është përzgjedhur nga një komision i përbërë prej katër artistëve, përfaqësuesi i protokollit të shtetit, përfaqësuesi i protokollit të Kuvendit të Kosovës dhe dy përfaqësues nga Presidenca e Kosovës”, njofton presidenca.
Sipas Ligjit për Protokollin e shtetit, neni 20, paragrafi 3, fotografinë e Presidentes Osmani obligohen ta mbajnë në zyra të gjithë institucionet e Republikës së Kosovës.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Ardhja e mërgimtarëve në Kosovë, kjo është gjendja në pikat kufitare

Maqedonci: VV-ja i ka numrat për qeverinë e kryeparlamentarin – presidenti të jetë konsensual

Mbrojtja e Hashim Thaçit kërkon lirimin e tij me kusht, ish-presidenti ofron 50 mijë euro garanci

