LAJME

Personi që humbi jetën në Dragash dyshohet se është imami kosovar

Personi që humbi jetën në Dragash dyshohet se është imami kosovar
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Qershor 2026, 08:21

Një 47-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e së hënës në fshatin Zlipotok të Dragashit, pasi dyshohet se u godit me një mjet të mprehtë.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, bëri të ditur se viktima, G.T., u gjet pa shenja jete nga patrulla policore, ndërsa vdekja u konstatua nga ekipi mjekësor i QKMF-së në Dragash.

G.T raportohet se ka qenë imam kosovar.

Si i dyshuar është identifikuar B.H., 40 vjeç, i cili ndodhet në arrati. Policia ka nisur kërkimet për arrestimin e tij, ndërsa hetimet po zhvillohen në koordinim me prokurorin e shtetit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika