LAJME

Me aparatin VNS dhe epilepsi të rëndë, 13-vjeçari nga Peja ka nevojë për ndihmë për trajtim në Turqi

Me aparatin VNS dhe epilepsi të rëndë, 13-vjeçari nga Peja ka nevojë për ndihmë për trajtim në Turqi
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Gusht 2026, 08:27

13-vjeçari nga Peja, Blerond Maraj, vuan nga epilepsia e rëndë (refraktare). Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ai ka të vendosur edhe aparatin VNS, i cili ndihmon në kontrollimin e krizave epileptike.

Mjekët kanë rekomanduar që Blerondi të dërgohet sa më shpejt në Turqi, për kontroll të specializuar, verifikimin e funksionimit të aparatit VNS dhe vazhdimin e trajtimit, i cili kushton gjithësej rreth 4 mijë e 500 euro.

Familja ka nevojë për ndihmën e njerëzve të vullnetit të mirë për t’i përballuar shpenzimet e trajtimit dhe udhëtimit.

“Çdo ndihmë, sado e vogël, ka shumë vlerë për Blerondin. Edhe nëse nuk keni mundësi të ndihmoni financiarisht, ju lutemi shpërndajeni këtë postim, që apeli të arrijë te sa më shumë njerëz.” – thuhet në njoftimin e familjes së tij.

Për kontakt dhe informata: 049 291 108.

Të dhënat për ndihmë financiare:

Emri: Blerond Astrit Maraj

Banka: Banka Kombëtare Tregtare – Kosova

IBAN: XK051920991516021178

SWIFT: NCBAXKPR

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika