RAJONI DHE BOTA

Përplasje “kokë më kokë” e autobusëve në Gjermani, të paktën 35 të lënduar

Përplasje “kokë më kokë” e autobusëve në Gjermani, të paktën 35 të lënduar
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Shkurt 2025, 14:38

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Gjermani.Në Saarbrucken, dy autobusë lokal u përplasën “kokë më kokë”.

Të paktën 35 persona u lënduan, pesë nga ta kanë lëndime të rënda, raportojnë mediat gjermane.Në mesin e të lënduar raportohet se po ashtu ka edhe fëmijë.

Të lënduarit aktualisht po trajtohen në spital.Në vendin e ngjarjes dolën menjëherë shërbimet e urgjencës, të cilët iu dhanë ndihmë të lënduarve, transmeton Klankosova.tv
Po ashtu u angazhuan edhe helikopter për transportim më të shpejt të të lënduarve në spital.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika