Përmeti, os
I vendosur në jug të Shqipërisë, është vendi i përsosur për të bërë rafting, xhiro me kuaj, shëtitje dhe eksplorim, shkruan albinfo.ch.
Është gjithashtu vendi ku bëhet raki e shkëlqyer, llokume me bajame dhe disa banjot termale për të cilat thuhet se kanë veti shëruese.
Është vend ideal të vizitohet në muajt e vjeshtës kur ajri është më i freskët dhe mund të shijoj ujin e ngrohtë dhe rrethinat e bukura, sigurisht me një gotë raki Përmeti.
Përmeti, ose siç njihet ndryshe qyteti i trëndafilave, është sa i lashtë aq dhe i ri, që së largu duket sikur përherë mban veshur vellon e nusërisë. Brenda kontureve dhe shpirtit të qytetit, sa real aq dhe metaforik gjallojnë vlera dhe bukuri të paçmuara si besa dhe urtësia, paqja dhe liria, guximi dhe trimëria, toleranca dhe mikpritja, kultura dhe mençuria, cilësi e virtyte që janë gdhendur në shekuj, në luftë me varfërinë, me shkatërrimin dhe egërsinë, me skllavërinë dhe përçmimin, me cinizmin dhe vetminë, me thashethemnajat, grindjet dhe me hakmarrjen e mërinë. Emri i mirë i Përmetit dhe përmetarit i ka kapërcyer me kohë kufijtë e trojeve tona. Kudo që ndodhesh, sapo njerëzit mësojnë se je përmetar, ndalin për një çast dhe të thonë me respekt: ”Përmeti mbi gjithçka ka njerëz të mirë”. Fjalë të mira për Përmetin dhe përmetarët kanë shprehur edhe personalitete të shquar si; Fan Noli dhe Faik Konica.
Përmeti dallohet për një traditë të gjatë letrare dhe muzikore. Përmeti është vendlindja e tre vëllezërve Sami,Abdyl dhe Naim Frashëri dhe disa personaliteteve të njohura të kulturës mbarë shqiptare siç është skulptori Odhise Paskali, shkrimtari Nonda Bulka, aktorës artiste e popullit Tefta Tashko Koço, etj..