Në Bosnje Hercegovinë për shkak të reshjeve të mëdha ka pasur përmbytje të menjëhershme, të cilat shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale, po ashtu janë bërë edhe evakuime të qytetarëve
Dhjetëra njerëz u evakuuan nga shtëpitë e tyre të premten në periferitë e Sarajevës, Otes dhe Rajlovaqit dhe Konjiqit, i cili është në jug të Bosnjes.
Rritja e nivelit të ujit është si rezultat i reshjeve të dendura që kanë qenë të pandërprera që nga e enjtja, duke shkaktuar probleme në qytetet që janë afër lumenjve Bosna dhe Neretva.





