Home RAJONI DHE BOTA Perla e Mesdheut- riviera turke e gatshme për sezonin e verës dhe mirëpritjen e pushuesve nga Kosova

Perla e Mesdheut- riviera turke e gatshme për sezonin e verës dhe mirëpritjen e pushuesve nga Kosova

0
Perla e Mesdheut- riviera turke e gatshme për sezonin e verës dhe mirëpritjen e pushuesve nga Kosova

Sezoni turistik veror tashmë ka filluar, ndërsa qytetarët janë në kërkim të aranzhmaneve më të favorshme për pushime verore. Përveç rivierës shqiptare, për qytetarët e Kosovës desitinacion për pushimet e verës mbetet edhe riviera turke.

Që nga qyteti i Antalyas e deri në bregdetin jugor të Turqisë në Kemer, riviera turke është e pasur përplot me plazhet e bukura të shoqëruar nga hotele të mëdha.

Telegrafi përgjatë pesë ditëve nga 16 deri më 21 maj në bashkëpunim me agjencinë Max Travel kanë vizituar disa nga resortet që tashmë kanë hapur dyert për pushuesit anë e kënd botës por edhe për kosovarët.

Gjatë qëndrimit tonë në rivierën turke, numri i turistëve në shumë prej resortëve ishte i madh. Nga ambienti luksoz, ushqimi i llojllojshëm e deri te pishinat e mëdha dhe plazhet e bukura, shumë resorte në rivierën turke ua ofrojnë të shijoni këtë mundësi.

Alanya, Antalya, Belek, Side, Kemer janë disa nga vendet bregdetare që këtë vit për të gjithë ata që kanë vendosur t’i kalojnë pushimet në Turqi. Pavarësisht situatës me pandeminë shumë resorte në këto vende tashmë kanë bërë gati çdo gjë që sezoni i verës të jetë e mbushur me turistë, dhe që ata që zgjedhin të kalojnë ditët e ngrohta të verës në këto resorte të ndahen të kënaqur me shërbimin.

Edon Abdullahu-Max Travel

Njëri nga themeluesit e Max Travel, Edon Abdullahu ka treguar për Telegrafin se çmimet për këtë verë janë të volitshme.

“Çmimet janë të favorshme, ku shumë hotele kanë zbritje ekskluzive dhe në disa prej tyre zbritjet shkojnë deri në 60% për muajin qershor”, u shpreh Abdullahu.

Ai tregoi se risia që Max Travel sjell këtë verë janë edhe fluturimet direket nga Prishtina për në Antalya dhe Bodrum me kompaninë e njohur turke të fluturimit Turkish Airlines ku këtu hynë edhe fluturimi business class.

ALANYA

Alanya është një qytet turistik në bregdetin qendror të Mesdheut të Turqisë. Plazhet e tij të gjëra të mbushura me hotele përfshijnë Plazhin e Kleopatrës. Bare, restorante dhe hotele të shumta mund ti gjeni përgjatë plazheve, ndërsa në brendësi të qytetit keni pazaret dhe vendet e muzikës live që ofrojnë një përvojë më autentike. Telegrafi në bashkëpunim me Max Travel ua propozon këto hotele për t’i kaluar pushimet e që gjenden në zonën e Alanyas.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here