Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se procesi i verifikimit të rezultateve të subjekteve politike dhe numërimit të votave për kandidatët për deputetë nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit 2026 po vazhdon në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN).
Sipas të dhënave të publikuara, sot deri në orën 09:00, procesi i numërimit dhe verifikimit ka përfunduar në 13 komuna: Junik, Shtërpcë, Hani i Elezit, Partesh, Mamushë, Zubin Potok, Zveçan, Kllokot, Novobërdë, Obiliq, Shtime, Ranillug dhe Mitrovicë e Veriut.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka bërë të ditur se deri tani janë procesuar 1,379 nga gjithsej 2,498 vendvotime në nivel vendi, që përbën 55.20 për qind të numrit të përgjithshëm të vendvotimeve.





