LAJME

Përfshihet nga zjarri një hotel në Brezovicë

Përfshihet nga zjarri një hotel në Brezovicë
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Shkurt 2025, 11:33

Hoteli “Pine” që gjendet në Brezovicë është përfshirë nga zjarri.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt.

“Sot rreth orës 10:15 kemi pranuar një informatë për një zjarr ku është përfshirë një restorant/hotel në Brezovicë. Ekipet e zjarrfikësve dhe policia kanë arritur menjëherë në vendin e ngjarjes. Zjarrfikësit po punojnë për të lokalizuar dhe shuar zjarrin, ndërsa policia po bënë sigurimin e zonës përreth. Aktualisht, nuk ka raportime për të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme”, tha ai.

Veseli shtoi tutje se në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit për të përcaktuar shkaqet e zjarrit.

Mediat lokale në Prizren, kanë publikuar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se zjarri ka kapluar pothuajse gjithë hotelin. /Telegrafi/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika