LAJME

Për shkak të punimeve nga KEDS-i tek stacioni i pompave në Vërmicë, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në disa fshatra

Për shkak të punimeve nga KEDS-i tek stacioni i pompave në Vërmicë, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në disa fshatra
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Nëntor 2020, 14:48

Për shkak të punimeve nga KEDS-i tek stacioni i pompave në Vërmicë, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren, përmes një komunikate për media ka njoftuar se , me rastin e punimeve nga ana e Kompanisë KEDS në tensionin e lartë me datën 22.11.2020 prej ores 08:00 deri në ora 17:00 do të ndërpritet energjia elektrike në Stacionin e pompave në Vërmicë dhe për shkak të kësaj, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes në këto zona:

Fsh. Zhur
Fsh. Vërmicë
Fsh. Dobrusht
Fsh. Shkozë
Pika kufitare Morinë

Me rikthimin e energjisë elektrike, do të rikthehet edhe furnizimi me ujë të pijes, thuhet në njoftimin e KRU “Hidroregjioni Jugor”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika