Home LAJME Për 6 ditë, 1738 gjoba për kundërvajtësit në trafik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren

Për 6 ditë, 1738 gjoba për kundërvajtësit në trafik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren

0
Për 6 ditë, 1738 gjoba për kundërvajtësit në trafik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe stacionet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, gjatë periudhës kohore 09.09.2024-15.09.2024, në vazhdën e implementimit të planit operativ “Rrethi 2024”, kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon katër komuna në rajonin e Prizrenit, njofton zyra për informim e DRP në Prizren.

Sipas njoftimit, gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 1738 gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e komunikacionit rrugor.

Po ashtu në kuadër të këtij plani, bëhet e ditur se njësitet policore kanë vazhduar me realizimin e urdhëresave të Gjykatave Themelore, në periudhën kohore 09.09.2024 deri me 13.09.2024, kanë realizuar 60 urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, ëe vazhdimësi do të shtojë numrin e aktiviteteve policore në terren me qëllim të parandalimit të dukurive negative, për një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët në rajonin e Prizrenit”, thuhet në fund të këtij njoftimi./TVPrizreni/

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here