Sot, është pensionuar zyrtarja e Drejtorisë së Pronës, Feriha Paqarizi, me ç’rast është organizuar një ceremoni mirënjohjeje në objektin e administratës komunale në Prizren.
Në shenjë vlerësimi për angazhimin, profesionalizmin dhe kontributin e saj shumëvjeçar në shërbim të Komunës së Prizrenit, kryetari i komunës, Shaqir Totaj, e ka falënderuar Paqarizin për punën e deritanishme.





