Home LAJME Pejë: Hajnat ia drejtojnë armën dhe e godasin me boks punëtorin, ia marrin 500 euro në një pompë derivatesh

Pejë: Hajnat ia drejtojnë armën dhe e godasin me boks punëtorin, ia marrin 500 euro në një pompë derivatesh

0
Pejë: Hajnat ia drejtojnë armën dhe e godasin me boks punëtorin, ia marrin 500 euro në një pompë derivatesh

Një grabitje e armatosur ka ndodhur pak pas mesnatës në fshatin Vitomericë të Pejës.

Tre persona të maskuar kanë grabitur 500 euro në një pikë deivatesh. Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës.“Fsh. Vitomericë, Pejë 08.01.2021 – 01:00.

Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se deri sa ka qenë në punë në pikë shitëse të derivateve, tre te dyshuar meshkuj të maskuar, njëri prej tyre me armë të shkurtër i cili ja ka drejtuar armën viktimës dhe e ka goditur me boks në kokë dhe kanë kërkuar që t’ ja u jap paratë, të dyshuarit pastaj kanë dëmtuar një dritare dhe kanë depërtuar brenda nga ku kanë grabitur pesëqind (500) € dhe kanë ikur në këmbë.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë relevante policore. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here