Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka refuzuar kërkim faljen ndaj Fahrije Hotit dhe grave tjera të Koperativës Bujqësore “Krusha”, të cilat ia kërkuan këtë dje pasi thanë se ka shpifur ndaj tyre dhe se i ka njollosur.
Në vend të kësaj, Peci ka bërë një postim ku ka thënë se gjatë këtij mandati, Krusha është mbështetur me rreth 2 milionë euro përmes subvencioneve dhe granteve, derisa ka përmendur “tokën e larë me gjak të Krushës”.





