LAJME

PDK reagon për situatën në Kuvend: Kushtetuta nuk është rekomandim, do ta mbrojmë rendin kushtetues me çdo mjet

PDK reagon për situatën në Kuvend: Kushtetuta nuk është rekomandim, do ta mbrojmë rendin kushtetues me çdo mjet
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Gusht 2026, 10:46

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në vend dhe situatën e krijuar rreth konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, PDK ka kritikuar mënyrën se si po zhvillohet procesi i konstituimit të Kuvendit, duke theksuar se afatet dhe rregullat kushtetuese duhet të respektohen.

Në reagimin e saj, PDK ka renditur tri pika kryesore për të sqaruar, sipas saj, situatën aktuale.

“1. Kushtetuta përcakton se Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve. 2. Gjykata Kushtetuese e ka bërë edhe më të qartë: 30 ditët nuk janë vetëm afat për ta nisur procesin. Brenda këtij afati Kuvendi duhet të konstituohet. 3. Rregullorja e Kuvendit përcakton se, derisa të përfundojë seanca konstituive me zgjedhjen e Kryetarit dhe nënkryetarëve, ndërprerjet nuk mund të zgjasin më shumë se 48 orë”, thuhet në postim.

Po ashtu siç thuhet në njoftim: “Afati 30-ditor ka kaluar pa u konstituuar Kuvendi. Tash po shpërfillet edhe rregulli 48-orësh. Kushtetuta nuk është rekomandim. Aktgjykimet nuk janë opsionale. Rregullat vlejnë për të gjithë – edhe për pushtetin. Ajo që po ndodh është suspendim dhe goditje e drejtpërdrejtë ndaj rendit kushtetues të Republikës. PDK do ta mbrojë rendin kushtetues me çdo mjet”. 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika