Partia Demokratike të Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do ta bojkotojnë seancën e orës 11:00 ku Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar që të themelohen komisionet e përhershme për të miratuar marrëveshjet ndërkombëtare, ndarjet buxhetore e financimin e RTK-së.
Partitë e ish-opozitës po e quajnë “seancë teatrale” dhe “populliste” propozimin e LVV-së për seancën e orës 11:00.





